Flori Mumajesi sqaron lidhjen e tij me Elvanen
Edhe më tej Flori Mumajesi dhe Elvana Gjata lënë shumë dyshime në lidhje me raportin e tyre. Flori thotë se spekulimet mbi Elvanën kanë një arsye dhe arsyeja është publike.
‘’Unë kam qenë shumë i afërt prej vitesh me të dhe akoma jam shumë i afërt fatmirësisht, jo vetëm si bashkëpunëtor, por edhe si mik, edhe si dy njerëz që e duam shumë njëri-tjetrin, e respektojmë, ia njohim vlerat, ia njohim veset, jemi shumë mirë. Spekulimet mbi Elvanën është një arsye shumë e mirë, se kur shikon dy njerëz bashkë, madje ne kemi filluar edhe t’i kursejmë vetes ndonjë përqafim që miqësisht e jepnim gjithmonë. Tani e kursejmë për faktin se dikush mund të fotografojë, të shohë… Sa i përket dashurisë, mund të them se akoma jam i pa dashuruar’’, thotë këngëtari.
Pra, mes tij dhe Elvanes duket se nuk ka vërtet asgjë./Indeksonline/