Floriana Garo & Ersela Kurti divorcohen…Miss-et zgjedhin karrierën! (Foto)
Floriana Garo, ish- Miss World Albania 2012, e njohur edhe si vajza e motit në ABC News dhe drejtuesja e emisionit “Jo vetëm modë” në Tv Klan, mësohet se është ndarë nga i fejuari i saj, Tedi Ngjela.
Mediat në internet kanë zbuluar javën e fundit se lidhja e tyre 5 -vjeçare ka marrë fund.
Tedi Ngjela, djali i një biznesmeneje të njohur në Tiranë, ka vendosur para sezonit të verës që të ndahet nga Floriana Garo, pasi mësohet se ajo ka preferuar më shumë që t’i përkushtohet karrierës sesa të ndërtonte një marrëdhënie më të fortë dhe më serioze me të.
Kësisoj, burime të afërta të çiftit kanë konfirmuar se Tedi dhe Floriana kanë vendosur të ndahen pas një krize të kaluar në muajt e fundit. Floriana qe shprehur se e braktisi disa vite më parë Amerikën për hir të dashurisë që kishte ndaj Tedit dhe për këtë arsye vendosi të jetonte pranë tij, në një shtëpi në Tiranë.
Edhe Tedi e Floriana në profilet e tyre nuk kanë asnjë foto bashkë. Floriana ka preferuar të dalë personazhe apo kelegë kohët e fundit, kurse Tedi me familjarët e tij, sidoemos me motrën.
Por duket se divorcet me të fejuarit janë kthyer në modë për ish-Miss Albania. Edhe ish-Miss Albania 2012, Ersela Kurti, dhe ish-balerina e njohur e Tv Klan, është larguar nga Shqipëria për në SHBA, duke u divorcuar njëkohësisht. Ajo mësohet se i ka dhënë lamtumirë edhe të fejuarit të saj, i cili me sa duket nga ana e tij nuk ka dashur të braktisë vendlindjen. Ersela Kurti është vendosur në New York me synimin për të vazhduar shkollën, duke lënë pas marrëdhënien disa vjeçare me ish-partnerin e saj i cili punon këshilltar i një ministri në Qeveri.