Fluks pacientësh në QSUT, mjeku thirrje qytetarëve: Vaksinohuni

Me ndryshimin e klimës, pacientët kanë filluar të paraqesin probleme me virozat por ndryshe nga çdo vit tjetër, numri i pacientëvë që paraqiten çdo ditë pranë Spitalit Efektiv, është më i ulët.

Mjeku infeksionit në QSUT Gentian Stroni, i cili theksoi gjithashtu se situata është e qendrueshme, por pritet ndryshim i saj pas kalimit të stinës së vjeshtës. Stroni tha se viroza më e përhapur është ajo e gripit, dhe se kjo periudhë shërben më së miri për të marrë masa parandaluese.

”Është koha më e përshtatshme për bërjen e parandalimit të virozave që do vijnë më mbrapa, dhe nëse flasim për to, kemi të bëjmë me virusin e gripit. Vitrusi i gripit do duhet të parandalohet me vaksinën, e cila aktualisht ndodhet në tregun shqiptar farmaceutik dhe quhet “tetavax”, e cila të mbron nga 4 elemente të gripit”,-tha Stroni. Sipas tij, viruset e gripit janë në ndryshim të vazhdueshëm, prandaj vaksinimi rekomandohet çdo vit

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?