Fluks vizitorësh në shtëpinë ku ka lindur Hitleri

Pas njoftimit për shembjen e shtëpisë ku ka lindur Adolf Hitler, e cila ndodhet në rajonin me 18 mijë banorë në Braunau am Inn, në Austri, ka nisur një fluks i vizitorëve që dëshirojnë ta shikojnë për herë të fundit shtëpinë. Disa vizitorë kanë realizuar edhe fotografi para shtëpisë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Duhet të qëndrojë si një element për të nxjerrë mësim nga historia”.

Oliver Sowa i cili ka folur për gazetarin e AA-së është shprehur se ka ardhur nga qyteti Nürnberg i Gjermanisë për të vizituar shtëpinë ku ka lindur Hitleri.

Duke u shprehur se nuk e gjen të drejtë shembjen e ndërtesës Sowa tha se “Ndërtesa e kongreseve që Hitleri ka përdorur në Nürnberg, aktualisht shërben si muze i dokumenteve. Këto ndërtesa është më mirë të qëndrojnë. Sepse këto janë një paralajmërim nga e kaluara. Për mendimin tim kjo ndërtesë duhet të mos shembet dhe duhet të qëndrojë si një element për të nxjerrë mësim nga historia”.

SHKARKO APP