Fluturimet, rregullat e reja për avionët edhe pasagjerët
Fluturimet prej territorit shqiptar, do të shoqërohen me rregulla dhe standarde të reja, të përcaktuara tashmë prej Aviacionit Civil nga Bashkimi Evropian. Një fakt i tillë parashikonet në disa udhëzime të posaçme, të cilat përcaktojnë pikërisht procedurat që duhet të ndjekin pasagjerët, por në të njëjtën kohë edhe kompanitë ajrore për fluturime. Ja disa prej tyre:
Asnjë avion nuk duhet të operojë, për aq kohë sa nuk disponon një çertifikatë të vlefshme të gatishmërisë për fluturim. Dokument ky që mund të jepet atëherë kur aplikuesi dhe testet testet tregojnë që avioni është në kushte të sigurta operimi. Kurse aerodromet të cilët përfshijnë pajisje, të lokalizuara në territorin e vendit tonë, të hapur për përdorim publik, si dhe që kanë shërbime të transportit ajror tregtar, si dhe operojnë me instrumente afrimi dhe nisjeje, duhet të kenë një pistë të shtruar rreth 800 metra apo më shumë dhe në mënyrë ekskluzive ofrojnë shërbime për helikopterë. Kurse Autoriteti i Aviacionit Civil mund të vendosë të përjashtojë një aerodrom, i cili ka jo më shumë se 10000 pasagjerë në vit ose ka jo më shumë se 850 lëvizje lidhur me ngarkesat e mallrave në vit. Dhe është vetëm e drejta e Komisionit Evropian që të revokojë përjashtimin nga raste të tilla. “Do të kërkohet një çertifikatë në lidhje me çdo aerodrome”, thuhet gjithashtu në udhëzim. Për të shtuar edhe se Autoriteti i Aviacionit Civil do të sigurojë që dispozitat janë të vendosura për të siguruar aerodromet kundrejt aktiviteteve dhe zhvillimeve në ambientet përreth aerodromit të cilat mund të shkaktojnë situata rreziku të papranueshme për avionët që përdorin atë aerodrom. Por edhe se kontrollorët e trafikut ajror, si edhe personat dhe organizatat e përfshira në trajnimin, testimin, kontrollin ose vlerësimin mjekësor të kontrollorëve të trafikut ajror, do t’u kërkohet të kenë një licencë dhe një çertifikatë.
Siguria
Sa u përket ndryshimeve që lidhen me sigurinë në shërbimet e trafikut ajror, një udhëzim tjetër i qeverisë përcakton që ofruesi i shërbimit të lundrimit ajror dhe palët që preken nga kërkesat e përcaktuara në këtë rregullore, duhet të njoftojnë Autoritetin e Aviacionit Civil për të gjitha ndryshimet që planifikohen të kryhen. Dhe për ndryshimet madhore, njoftimi pranë AAC-së duhet të kryhet që në fazën e planifikimit të ndryshimit, ose minimalisht 3 muaj para datës së vënies në zbatim të ndryshimit. “Për ndryshimet minore, njoftimi pranë AAC-së duhet të kryhet sa më shpejt që të jetë e aplikueshme, ose minimalisht 15 ditë para datës së vënies në zbatim të ndryshimit. Në rast se një ndryshim minor kërkon vënie në zbatim në mënyrë të menjëhershme, afati për njoftim do të jetë minimalisht 3 ditë pas vënies në zbatim të ndryshimit”, saktëson gjithashtu udhëzimi.
LISTA
Kategoritë e artikujve që
mund të ndalohen në avion
Mund të ndalohet sipas kushteve të përcaktuara, futja në zonat e kufizuara të sigurisë dhe në bordin e avionit të ndonjë ose të gjitha kategorive të artikujve të përcaktuar si më poshtë:
a)armë, armë zjarri dhe pajisje të tjera që hedhin predha – pajisje të afta, ose që duken të mundshme që mund të përdoren për të shkaktuar dëmtime serioze duke shkarkuar lëndë të tilla;
b)pajisje trullosëse – pajisje të prodhuara në mënyrë që të trullosin ose të bllokojnë;
c)objekt me majë të mprehtë ose me cepa të mprehta – objekte me majë të mprehtë ose me cepa të mprehtë të cilat mund të përdoren për shkaktimin e plagëve serioze;
d)vegla pune – vegla të cilat mund të përdoren për të shkaktuar plagë serioze ose për të kërcënuar sigurinë e avionit;
e)instrumente mpirës – objekte të cilat mund të përdoren për të shkaktuar plagë serioze kur të qëllojnë me to;
f)eksplozive, substanca djegëse dhe pajisje – eksplozive, substanca djegëse dhe pajisje të mundshme, ose në dukje të mundshme, të përdoren për shkaktimin e plagëve serioze ose të paraqesin rrezik të siguria e avionit.
g)Lëngjet, aerosolët, xheli. Duhet të lejohen të mbahen në zonat e kufizuara të sigurisë dhe në bordin e një avioni me kushtin që të jenë skanuar ose kur janë përjashtuar nga skanimi në përputhje me kërkesat dhe rregullat e përgjithshme bazë në fushën e sigurisë së aviacionit civil.
RREGULLAT
Metodat e lejuara të skanimit
Për skanimin e personave para ngjitjes në avion aplikohen:
a)kontroll me dorë;
b)pajisja e detektorit metalik të kalueshëm (PDM);
c)pajisja e detektorit metalik të kontrollit me dorë (PDMKD);
d)qen për zbulimin e lëndëve plasëse;
e)pajisje për zbulimin e gjurmëve eksplozive;
f)skanerët e sigurisë të cilët nuk përdorin rrezatimin jonizues.
h)skanim për lëngjet në shishe.
***
Për skanimin e bagazheve të mëdha, kargos dhe postës ajrore:
a)kontroll me dorë;
b)kontroll vizual;
c)pajisje me rreze-X;
d)dhomë/ambient simulimi;
h)pajisja për detektimin e metaleve.
Hyrja e kontrolluar
Hyrja e kontrolluar në zonën ajrore dhe në zonat e kufizuara të sigurisë duhet të jepet në përputhje me kriteret e mëposhtme:
1.Hyrja e kontrolluar në zonën ajrore mund të autorizohet vetëm nëse personat dhe automjetet kanë arsye legjitime për të hyrë atje.
2.Me qëllim që të arsyetohet hyrja e kontrolluar në zonën ajrore, personi duhet të pajiset me një autorizim të vlefshëm dhe automjeti duhet të pajiset me një lejekalim automjeti të vlefshme.
3.Hyrja e kontrolluar në zonat e kufizuara të sigurisë mund të autorizohet vetëm nëse personat dhe automjetet kanë arsye legjitime për të hyrë atje.
4.Me qëllim që të arsyetohet hyrja e kontrolluar në zonat e kufizuara të sigurisë, personi duhet të paraqesë një autorizim.
5.Me qëllim që të arsyetohet hyrja e kontrolluar në zonat e kufizuara të sigurisë automjeti duhet të mbajë në vend të dukshëm një lejë kalimi automjeti.