Fluturimi i “djallit”?
Pasagjerët e fluturimit “më të guximshëm në botë” udhëtojnë sot me fluturimin 666 për në Hel. Fluturimi i Finnair nga Kopenhagen i Danimarkës në Helsinki të Finlandës i bën të ditur pasagjerëve numrin e djallit pas 11 vjetësh. Linja ajrore po ndryshon disa numra fluturimesh që do të thotë se FY 666 është i fundit në ditën “fatkeqe”.
Ndoshta gjithçka mund të jetë dhe koeçindencë, por fluturimi nisi në orën 13.00, dhe zgjati 1 orë e 35 minuta. “Në 11 vjet ne kemi pasur 21 fluturime me kodin AY 666 për në Hel, që korrespondon dita e premten dhe data 13”, thotë një zëdhënës i Finnair.
“Nëse ka ndonjë pasagjer që është në ankth për 666, ekuipazhi i avionit është gjithmonë i lumtur ti ndihmojë”, vijon ai. Hera e fundit që ka ndodhur një fluturim i tillë ka qënë e premtja e 13 janarit.
Një gjurmues biletash në internet duke bërë e shaka me koeçidencën shkruan: Do të uleshit në sediljen numër 13, në bordin e Finnair, fluturimi 666 rrugës për në el të premten më datë 13?”. Triskaidekaphobia quhet fenomeni, dhe është frika nga numri 13 i cili daton që në vitet 1800. Ndërsa numri 666, quhet numri i “Djallit” në kapitullin 13 në Librin e Zbulesës, në Testamentin e Ri të Biblës.