FMN: Kujdes borxhin, energjinë, kreditë

Ekonomia shqiptare pritet të përballet me një sërë sfidash në vitet në vijim. Programi i Reformave Ekonomike për vitin 2016-2018 thekson se konsolidimi fiskal dhe ulja e nivelit të borxhit publik është kërkesa e parë e e formuluar për Qeverine shqiptare nga grupi ndëristitucional i ekspertëve dhe FMN për dy vitet e ardhshme. Ora News zotëron dokumentin që pritet ti dorëzohet edhe Kuvendit ku kërkohet me shqetësim edhe ulja e risqeve që vinë nga sektori i energjisë. Në raport kërkohet ndër të tjera edhe adresimi kredive me probleme.

Ulja e nivelit të borxhit publik dhe konsolidimi fiskal janë dy prej sfidave të cilat duhet të gjejnë zgjidhje sa më parë, pasi janë dy pengesat kryesore të ecurisë ekonomike në vend.

Ora News ka siguruar raportin e reformave ekonomike për dy vitet në vijim, i cili sygjeron pikë së pari arritjen e konsolidimit fiskal dhe uljen e borxhit publik deri në 66 % të PBB-së në vitin 2017 dhe nën 64% në vitin 2018 nga 72.6% që është aktualisht.

Në të njëjtën kohë në raportin e parashikimeve ekonomike për vendin të hartuar nga ekspertë të institucioneve shqiptare nën mbiqkqyrjen e fortë të FMN dhe BE, kërkohet ruajtja hapësirës së duhur fiskale për rritjen dhe mbështetjen e investimeve publike duke siguruar që performanca e të ardhurave të mbetet në rrugën e duhur dhe duke mundësuar zbatimin e shpenzimeve kapitale, fillimisht të buxhetuara.

Gjithashtu rekomandohet se nevojitet një vlerësim për ndikimin fiskal të skemës së kompensimit të pronës me qëllim krijimin e një kuadri realist, transparent dhe të qëndrueshëm të kompensimit.

Në këtë kuadër, grupi i ekspertëve i cili ka punuar për të hartuar këtë raport kërkon që Qeveria të vijojë punën për të eleminuar rreziqet fiskale që vinë nga sektori i energjisë elektrike.

Në raport përcaktohet se është e nevojshme që të reduktohen humbjet e shpërndarjes së energjisë në rrjet me një normë mesatare prej 5% në vitet e ardhshme si dhe të vijojë përmirësimi i arkëtimit, shkalla e arkëtimit të faturave.

Kreditë me probleme gjithashtu vlerësohen si një ngërç në ekonominë shqiptare.

Duke marrë shkas nga kjo, kërkohet marrja e masave të mëtejshme për të adresuar çështjen e kredive me probleme, duke përfshirë të gjithë aktorët kryesorë, me qëllim arritjen e një reduktimi të qëndrueshëm të nivelit të tyre.

Në këtë kontekst, adresimi i pengesave të lidhura me zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe ekzekutimin e kolateralit, do të ishte e dobishme.

Gjithashtu në raport theksohen edhe disa nga arsyet e mosrealizimit të të ardhurave gjatë 2015.

Në bazë të analizës së bërë me FMN dhe ekspertë të Harvardit, lidhur me pritshmërinë e të ardhurave për vitin 2015, evidentohet se arsyet kryesore të kësaj nënperformance janë çështjet e parashikimit jo realist; rënie e dukshme në importet e cigareve, krahasimisht me parashikimin; rënia e çmimeve të bursave ndërkombëtare; ndërkohë që shpenzimet e përgjithshme publike për periudhën Janar-Shtator 2015 ishin 14.6 miliardë lekë më pak se plani i periudhës prej 312 miliardë lekë.

Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 9-mujorin u realizuan në masën 70% të planit vjetor.

SHKARKO APP