FMN mbërrin të hënën në Tiranë, diskutime për buxhetin dhe energjinë

Së pari, buxheti i shtetit, një draft që të hënën pritet të miratohet në parim nga parlamenti në seancë plenare dhe më pas të rikthehet në komisionet parlamentare për diskutimin nen për nen, gjatë të cilave mund të bëhen edhe ndryshimet e mundshme.

Bisedimet e qeverisë me FMN-në do të përqëndrohen edhe në realizimin e kritereve të performancës, që do të mundësojnë lëvrimin e këstit të prapambetur të kredisë së FMN-së dhe këstit të radhës, disbursimi i të cilave pritet të bëhet brenda dhjetorit të këtij viti.

Pjesë e diskutimeve pritet të jetë edhe situata në sektorin energjetik, ku brenda dhjetorit, Enti Rregullator i Energjisë do të marrë vendimin për tarifat e reja që do të hyjnë në fuqi nga 1 janari.

Misioni i FMN-së u largua nga Shqipëria në shtator, pa arritur në atë kohë një marrëveshje me qeverinë shqiptare, çka shtyu disbursimin e këstit të tretë të huasë prej rreth 26 milionë euro.

SHKARKO APP