FMN: Nxisim qeverinë të vijojë reformën në sektorin energjetik

Fondi Monetar Ndërkombëtar nxit qeverinë të vijojë me reformën në energji. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Financave dhe Guvernatorin e BSH-se shefi i FMN-së Nadeem Ilahi vlerësoi se reforma po ecën mirë.

”Reforma në sektorin energjetik ka lidhje me risqet fiskale problemet në këtë sector i kanosen buxhetit në përgjithësi. Reforma po ecën mirë. Rezultatet deri tani janë të mira. Ka një rënie të humbejve në këtë sistem,. Nxisim qeverinë që të vazhdojë me këtë reformë”

FMN për kredite e keqija

FMN tha se mbështeste planin e qeverisë lidhur me pakësimin e kredive me probleme ndërsa shtoi se politika monetare duhet të vazhdojë të mbështesë rimëkëmbjen ekonomike

“Rritja e kreditimit po rigjallërohet, por vazhdon të mbetet e ulët e prekur nga niveli i lartë i kredive me probleme. Mirëpritëm vendimin e qeverisë për ti dhënë një zgjidhje çështjes së kredive me probleme e cila ka qenë në nivele të këqija. Mbështesim planin e koordinuar mes qeverisë dhe BSH-së për të dhënë një zgjidhje shpresojëm që në këtë mënyrë do të rritet kreditimi. Jemi të kënaqur për angazhimin që ka qeveria për ndërmarrjen e këtij plani është i thellë dhe i gjithanshëm”

SHKARKO APP