FMN: Presim që këtë vit rritja ekonomike të jetë 3.4%

Kryesuesja e misionit të FMN në vendin tonë, Anita Tuladhar, tha në një konferencë se këtë vit pritet që rritja ekonomike të jetë 3.4% dhe kjo sipas saj, falë investimeve të huaja në sektorin e energjisë.

“Presim një perspektivë të rritjes, presim këtë vit 3.4% dhe pritja pritet të vazhdojë fal edhe investimeve të huaja në sektorin e energjisë. Rimbëkëmbja ekonomike nuk është mbështetur nga rritja e kreditimit. Ky është një trend i përgjithshëm që ne shikojmë në Ballkanin Perëndimor dhe në rajonin e anëtarëve të rinj dhe është një zhvillim edhe në zonën euro. Në Shqipëri shikojmë të njëjtat trende. Raporti i kredisë nga PBB është më i ulëti në Rajon ndonëse ishte në rritje para krizës. Ky proces është ndalur tani që prej krizës. Një vështirësi ka qenë edhe niveli i kredive me probleme”, u shpreh ajo.

SHKARKO APP