FMN: Shqipëria me kreditimin më të ulët në rajon

Rimëkëmbja e ekonomisë shqiptare është e lidhur direkt me rritjen e kreditimit dhe për këtë duhet të merren masa të menjëhershme.

Ky ka qenë mesazhi i dhënë nga shefja e FMN-së për Shqipërinë Anita Tuladhar në konferencën e 4 me përfaqësues të bankave te nivelit te dyte dhe institucioneve te tjera te rëndësishme financiare ne vend. Sipas përfaqësues së FMN-së duhet të bëhet kujdes edhe me çështjen e pronave.

Tuladhar: Kreditimi në Shqipëri është më i ulëti në rajon në krahasim me Prodhimin e Brendshëm Bruto. Edhe në muajt e parë të këtij viti kreditimi ka qenë i dobët dhe i ngadaltë pasi kjo ka qenë e lidhur me fshirjen e bilanceve. Në këtë situatë ka ndikuar si oferta dhe kërkesa .Për të përmirësuar situatën duhet të trajtohen disa probleme si ekzekutimi i kolateralit apo paaftësia paguese. Duhet ndërhyrje  për të  zgjidhur çështjen e pronave dhe reformat e gjyqësorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

 Edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko e pranoi problemin e kreditimit në ekonomi, ndërsa i bëri apel bankave që të mos tregohen shumë të shtrënguara.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sejko: Dua t’i bëj thirrje menaxherëve të bankave që të promovojnë Shqipërinë  pasi e di që ka perceptim negativ për vendin në bankat mëma por ju duhet të paraqisni realitetin siç është. Nxitja e kreditimit është një element kyç dhe ne nxisim  bankat tregtare që të jenë më largpamëse dhe elastike në politikat e kreditimit.

 Ministri i financave Arben Ahmetaj bëri një prezantim të masave të  marra për të përmirësuar situatën ekonomike.

Ahmetaj: Ministri dhe Ministria e Financave është koordinatore e strategjisë së qeverisë për uljen e nivelit të kredive të këqija në ekonomi. NPL është përmirësuar nga 22,9% në 19,2% me synimin për të arritur 15% në fund të 2017. Ne kemi thënë që nuk do të ketë më rritje taksash.

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik  Milva Ekonomi theksoi se po bëhet gjithçka për të stabilizuar situatën ekonomike në vend.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?