Foltorja e Ndryshimit, Salianji dhe Alimehmeti zhvillojnë takim me strukturat e PD-së në Durrës

Pas kafes që shkaktoi zhurmë, ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji dhe Ilir Alimehmeti kanë nisur këtë të mërkurë një takim me strukturat e Partisë Demokratike në Durrës. Disa orë para takimit, demokratëve të Durrësit u është kërkuar përmes një mesazhi në telefon që të mos marrin pjesë në takimin e Salianjit.

Në këtë takim kanë marrë pjesë: Kryetari i grupit të këshilltarëve të PD-së në Bashkinë Durrës dhe ish-kryetari i “Foltores”, Tan Burgia; nënkryetarët e Degës Vis Shuaipi; ish-deputeti Pëllumb Berisha; sekretari i Degës Arlinind Boshku; sekretari organizativ Nikolin Radovani; kryetari i fundit i zgjedhur me votë, Luan Hoti; drejtues strukturash.

Kurse të pranishëm janë edhe deputetët më të votuar të qarkut Durrës, Aulon Kalaja dhe Ndreç Pjetri, ish-deputetë dhe drejtues ndër vite. Po ashtu, pjesa dërrmuese e drejtuesve të grupseksioneve. Kujtojmë se Dega e PD-së Durrës nuk ka kryetar të zgjedhur për momentin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?