Foltorja tek Kryeministria, Berisha: Ndërkombëtarët kanë bërë lëvizje të fuqishme, kabineti i ri është i Ballukut
Tek Foltorja para Kryeministrisë, Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama deklaroi publikisht se korrupsioni do të mbrohet, nuk do të luftohet. Nga ana tjetër nënvizoi se ndërkombëtarët kanë bërë lëvizje të fuqishme dhe se ata janë shpresa e vetme e PD-së.
”Rama deklaroi para shqiptarëve se lufta kundër korrupsionit është më e dëmshme se vetë korrupsioni. Ai tha shqiptarëve se asgjë nuk më pengun t’ju vjedh me pushtetin që kam. Kjo ishte deklarata më e padëgjuar në historinë e vendit. Kjo deklaratë është bërë kur komuniteti ndërkombëtar ka sjellë në Tiranë, komisione të KE, ka sjellë mesazhet më të prera më të qarta se vjedhjet e qytetarëve nga qeveria nuk do i tolerojmë. Kurrë ndonjëherë komuniteti ndërkombëtar nuk ka bërë lëvizje kaq të fuqishme.
Dy delegacione, mbledhje faktesh, njëri i PE, përfaqësues të 30 partive politike të qendrës së djathtë ishin këtu për mbledhje faktesh. Rama do të ndajë në qytetar mbi ligjin vetëm Lubibë e Lindat e tij, dhe qytetar nën ligjin ne të tjerët.
Është kohë kritike dhe jemi ne shqiptarët që mund t’i japim përgjigjen që meriton bandës me mandate kriminale. Duan të vishen me parzmore ligjore për të vazhduar vjedhjet. Ai nuk heq imunitetin e Lubisë, tregon se është njeri pa integritet, është skllav i Lubi Ballukut. Që në bashki është bërë duke vjedhur. Kabineti ri i është Kabineti Balluku sepse ata ministra kanë qenë asistentë të Ballukut”, ka thënë ai.
KOHA JONË SONDAZH

