Foltorja tek Kryeministria, Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim

Sali Berisha tek Foltorja para Kryeministrisë tha se kreu i qeverisë, Edi Rama ka vendosur t’i mbyllë Shqipërisë dyert e Europës. Sipas kryedemokratit mesazhi i kryeministrit për Europën ka qenë se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim.

“Por sonte ne jemi këtu për të bërë thirrje për protestë çdo shqiptari, edhe për zhvillimin dramatik që Edi Rama në mbrojtje të vjedhjeve të tij, ka vendosur t’i presë Shqipërisë rrugën e Europës. Ka vendosur t’i mbyllë Shqipërisë dyert e Europës.

Miq, dy ditë më parë ai u ftua të shkonte në Bruksel për t’i komunikuar këto që ne kërkojmë sot, shtetin ligjor, heqjen e imuniteteve, gjykimin e korrupsionit. Para se të nisej, së bashku me Lubinë bënë mbledhjen e grupit parlamentar dhe në një sfidë të hapur, në një sfidë që tejkalon çdo lloj standardi, i dërguan Europës mesazhin se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?