Fondi në “Mbështetje të Sipërmarrjeve të reja Start-up”, Ekonomi: Qeveria krah tyre

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi zhvilloi një takim me tetë fituesit nga fondi në “Mbështetje të Sipërmarrjeve të reja Start-up”.

“Të rinj plot ide, mendime dhe plane biznesi për të qenë të suksesshëm”, i cilësoi ministrja Ekonomi.

Ajo informoi se gjatë takimit kishin biseduar për planet e mbështetjes së qeverisë shqiptare, të cilat premtoi ajo, nuk do ti mungojë asnjëherë sipërmarrjes dhe se ne do të jemi në krah të tyre, në këtë rrugëtim të përbashkët për fuqizimin e ekonomisë shqiptare.

Fondi në “Mbështetje të Sipërmarrjeve të reja Start-up” ka për qëllim mbështetjen e bizneseve të sapokrijuara “Start-Up”, nëpërmjet subvencionimit financiar të drejtpërdrejtë për këtë kategori biznesi me qëllim përmirësimin e klimës dhe kushteve operuese të tyre. Deri në muajin Shtator 2016 janë paraqitur pranë AIDA-s 32 aplikime për Fondin Start-Up.

Numri i kompanive përfituese që u aprovuan nga Komisioni i Aprovimit të Granteve ishte 20 kompani. Vlera totale e fondit të disbursuar nga muaji Mars deri në Shtator të vitit 2016 eshte 10.069.700 lekë.

SHKARKO APP