Fondi social 2026, Rama: Buxheti është 6-fishuar, 17% më i lartë

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në eventin dedikuar fondit social për vitin 2026, ku u preznatuan 14 shërbime të reja sociale për fëmijët dhe nënat në nevojë, për fëmijë dhe të rritur me aftësi ndryshe, për të moshuarit, për gra dhe vajza viktima të dhunës, si dhe për fëmijë pa kujdes prindëror.

Nga këto, 12 shërbime të reja do të ofrohen në bashkitë Durrës, Prrenjas, Kurbin, Skrapar, Himarë, Kavajë, Vorë, Korçë, Mat, Patos, Cërrik dhe Kamëz, ndërsa dy shërbime të reja Emergjence dhe Linje Këshillimi për fëmijë do të ngrihen në nivel qarku.

Është një transformimin rrënjësor të mbështetjes sociale. Ku në këtë dekadë të fundit përpjekja nisi me kushte shumë të vështira me borxge të akumuluara për vite me radhë. Ishte një borxh i madh në malin e borxheve të trashëguara që u deshën adresuar me shumë përpjekje, me reforma dhe masa këmbëngulëse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Paralelisht me shlyerjen e borxhit dhe qasjen e re që mishëron arsyen e të qenit të kësaj shumice qeverisës, është dashur një punë shumë e madhe e disa njerëzve të apasionuar dhe të përkushtuar. Dua të veçoj sot zëvendësministren e cila ka pasur një rol transformues në këtë drejtim. Risi vendimtare e këtij procesi ka qenë shtrirja e këtij shërbimi në nivel vendor. E cila është në hapat e para, por na ka dhënë të gjitha arsyet për të besuar që kjo është rruga e drejtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kam shumë besim se do të krijohet një sinergji shumë e nevojshme për t’i çuar gjërat përpara. Ku shifrat janë shumë inkurajuese, sepse Shqipëria kujdeset për 65 mijë individë, ku i prek një sistem i organizuar shërbimesh. Është shumë e rëndësishme që në bashki të ketë më shumë fokus dhe mbështetje të familje.

Kjo nismë në kërkim të familjeve që janë të gatshme që marrin pjesë. Këtu duhen gjetur mekanizmat e bashkëpunimit. Dua të shtoj se buxheti është gjithnjë dhe më domethënës është rritur gjashtë herë, nga momenti që ne e kemi nisur këtë përpjekje dhe është 17% më i lartë”, tha Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?