Forbes publikon listën: 10 vipat që fituan më shumë gjatë 2016

Sic e kërkon “tradita”, “Forbes” publikon listën me 100 njerëzit e famshëm që kanë fituar më shumë përgjatë vitit të kaluar.

Sean “Diddy” Combs, kryeson listën me plot 130 milionë dollarë të fituar përgjatë vitit të kaluar. Ai rriti ndjeshëm fitimet duke u ngjitur në vendin e parë, prej vendit të 22, falë turit të fundit të koncerteve në SHBA, një marrëveshjeje marketingu me Vodkan sidhe linjës së tij të re të rrobave.

Në vendin e dytë nuk kishte si të mos ishte mbretëresha Beyonce, e cila ka fituar 105 milion dollarë. Gratë përbëjnë vetëm 16 për qind të personave në listën e dominuar nga burrat. Gjysma e 10 të parëve janë këngëtarë, teksa në listë janë edhe Cristiano Ronaldo i Real Madridit dhe ylli i basketbollit, LeBron James.

10 të famshmit që fituan më shumë gjatë 2016-ën:

1. Sean “Diddy” Combs-130 milionë dollarë

2. Beyonce Knowles-105 milionë dollarë

3. JK Rowling-95 milionë dollarë

4. Drake-94 milionë dollarë

5. Cristiano Ronaldo-93 milionë dollarë

6. The Weeknd-92 milionë dollarë

7. Howard Stern-90 milionë dollarë

8. Coldplay-88 milionë dollarë

9. James Patterson-87 milionë dollarë

10. LeBron James-86 milionë dollarë

SHKARKO APP