Formacioni i Shqipërisë përballë Lihtenshtejnit, Panucci në alarm për sulmin
Në prag të ndeshjes kundër Lihtenshtejnit, trajneri Christian Panucci ka zhvilluar disa prova në formacionin e kuqezinjve, ku tronditja më e madhe ditën e djeshme ishte mungesa e Armando Sadikut.
Etrit Berisha do të jetë portieri titullar në ndeshjen ndaj Lihtenshtejnit. Pas dy takimeve të nisura si titullar kundër Italisë dhe Izraelit, Thomas Strakosha do të ulet në stol.
Situata bëhet akoma edhe më alarmante pasi Sokol Cikalleshi u pezullua, ndërsa Bekim Balaj nuk u grumbullua për shkak se po vuan nga një dëmtim.
Bomberi kuqezi ka munguar në dy seancat e fundit stërvitore, por burimet për ‘panorama sport’ konfirmojnë se sulmuesi po vuan nga një gjendje gripale.
Me siguri Sadiku do t’i bashkohet Kombëtares ditën e sotme, por pritet të zhvillojë vetëm disa nxemje të vogla për të mos rrënduar situatën.
Panucci duket sikur ka përpiluar formacionin kundër Lihtenshtejnit.