Formalizohen 30 mijë fermerë, pajisen me NIPT

Në periudhën e viteve 2014-2015, rreth 30 mijë fermerë janë pajisur me NIPT, si pjesë e aksionit për formalizimin e ekonomisë, por Këshilli i Investimeve, në një studim të posaçëm për ecurinë e këtij procesi, ka gjetur disa problematika.

Studimi tregon se numri i fermerëve të regjistruar deri në prill 2016 është 29.919. Sipas raportimeve të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve ka pasur një dinamikë në rritje të blerjeve me NIPT fermeri, që është në linjë me rritjen e numrit të regjistrimeve.

Megjithatë Këshilli i Investimeve shprehet se është e vështirë për të gjykuar mbi efektivitetin e skemës në raportimet e blerjeve, duke qenë se periudha kohore është shumë e limituar në 18 muaj dhe të dhënat janë edhe nën ndikimin e sezonalitetit të prodhimit në bujqësi.

Nga momenti i aplikimit të skemës deri më tani, sipas DPT, vlera e kompensimit të TVSH-së llogaritet në rreth 627 milionë lekë. Por disa shqetësime e rrethojnë procesin, analizon Këshilli i Investimeve.

SHKARKO APP