Format perfekte? Jennifer Lopez: Ja me çfarë ushqehem
Jennifer Lopez është një nga këngëtaret më të njohura me famë botërore.
Ajo është gjithashtu një aktore, producente, stiliste dhe balerinë. Si edhe një nga këngëtaret më të bukura dhe seksi.
Jennifer Lopez tani është 45 vjeç, por ka një trup shumë të bukur dhe elegantë.
“Unë nuk e privoj veten time. Por gjithmonë ushqehem në mënyrë të shëndetshme me fruta dhe perime”, ka pohuar ajo.
Asaj i pëlqejnë edhe patatet e skuqura, çokollatat, ëmbëlsirat dhe patjetër që i konsumon në mënyrë të moderuar.
Jennifer Lopez në jetën e përditshme merr rreth 1.400 kalori.
Në mëngjes, ajo konsumon lëngje frutash të ndryshme si, manaferrat e zeza, luleshtrydhe dhe kos. Ajo gjithashtu konsumon mjaltë dhe kanellë. Në drekë konsumon sallatë jeshile me vaj ulliri dhe patjetër dhe pjatën kryesore. Në darkë preferon mish pule të pjekur dhe patjetër ëmbëlsira gjithashtu.