Formula të reja të planifikimit urban, Rama: Do shtojmë hapësirat për këmbësorët në qytete

Kryeministri Edi Rama bën me dije se do të zbatohen formula të reja të planifikimit urban për sa i përket shtimit të hapësirave për këmbësorët dhe uljes së shpejtësisë së mjeteve në blloqet e banimit. Rama tregoi se për këtë do të diskutohet me Salvador Rueda-n, president i Fondacionit të Ekologjisë Urbane dhe Territoriale, si dhe themelues dhe drejtor i Agjencisë së Ekologjisë Urbane të Barcelonës nga viti 2000 deri në vitin 2020.

”Jam super i lumtur të ndaj me ju lajmin shumë të mirë për ne, që kemi arritur të marrim një hapësirë në agjendën mjaft të zënë të një gjeniu. Nuk e di sa e njihni Salvador Rueda i cili është person i cili ka bërë superblloqet në Barcelonë, që kanë sjellë dhe vazhdojnë të sjellin një ndryshim të jashtëzakonshëm në qytet, duke krijuar shumë më tepër hapësirë për njerëzit që ecin dhe duke i detyruar makinat që kalojnë, ato super blloqe të ecin me një shpejtësi shumë të ulët”, tha Rama gjatë punimeve të konferencës ndërkombëtare Walk21, në Tiranë.

Po ashtu kryeministri theksoi se kjo është një formulë e jashtëzakonshme e mjaft e bukur që ka shumë rezultate pozitive për kujdesin shëndetësor. ”Do të kemi ndërtesa të jashtëzakonshme falë arkitekteve të shkëlqyer që punojnë më shumë me peizazhin që sjell natyrë dhe pemë në qytet”,-tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?