Forumi Ekonomik, gjermanët: Duam një sistem që të na japë besim

Është hapur sot Forumi Ekonomik në Tirana Biznes Park.

Përfaqësuesit e bizneseve gjermane kanë shprehur pritshmëritë e tyre në lidhje me kushtet që duhet të përmbush vendi ynë për të ‘thithur’ sa më shumë investitorë.

Nga ana tjetër, investitorët shprehën shqetësimet e tyre në lidhje me disa probleme që hasin ata gjatë sipërmarrjes në vendin tonë. “Për ne janë me rëndësi çështja e pronave, e trojeve. Kemi nevojë për një sistem që të na jap besim.

Siç është dhe sistemi tatimor. Vij shpesh në Shqipëri dhe këtu kemi shumë përvoja, me administratat e ndryshme. kemi përshtypje se vitet e fundit është bërë një hap i mirë përpara.”, pohoi njëri prej përfaqësuesve të biznesit.

SHKARKO APP