Forumi për Politikat dhe Sigurinë Globale, Rama: Europa duket si një gjigand i vjetër dhe i lodhur, duhet të zgjohet
Në Londër po mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, dhe sakaq kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Forumin për Sigurinë dhe Politikat Globale.
I pyetur për deputetin britanik Nigel Farage, Rama tha se pavarësisht retorikës së tij, ai trajton probleme që shqetësojnë vërtetë Britaninë e Madhe. Sa i përket gjendjes në cilën ndodhet Europa tani, kreu i qeverisë theksoi se duhet një reflektim nga ana e saj.
”Besoj që nëse dikush do të kuptojë më mirë se çfarë ndodh me Europën, duhet të hapë veshët dhe të dëgjojë të tjerët jashtë Europës. Të dëgjojë mendjet e mëdha dhe të ndritura, të atyre që e shohin globalisht të vdekur arenën, të gjithë ata e shohin Europën si një gjigant të vjetër, të lodhur.
Kjo që nuk është më në gjendje të zgjidhet dhe të kuptohet që bota ka ndryshuar. Për shembull, ka një fakt të thjeshtë që më pak se 40 vjet më parë PBB e Europës ishte më e madhe se e Kinës, sot janë në nivel të barabartë dhe më pak se 20 vjet Kina do të ketë PBB dyfishin e Europës”,-tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

