FOTO/ Breshër i madh në Shkup, thyen xhamat e makinave në Haraçinë
Shkupi u pushtua sot nga reshje të furishme shiu e breshëri për rreth për rreth 15 minuta.
Reshjet dhe breshëri paralizuan të gjithë qytetin me rethinë, njofton TetovaSot. Rrugët të cilat kanë mungesë infrastrukture janë përmbytur nga uji. Ndërkohë reshjet e shiut po vazhdojnë megjithëse situata duket e qetë.
Madhësia e breshërit që goditi sot pasdite Shkupin ka shkaktuar edhe dëme materiale.
Siç shihet edhe në fotografinë që është shpërndarë në rrjetet sociale, vërehen edhe pasojat e breshërit që goditën edhe Haraçinën, me ç’rast ka thyer xhamat e një makine me targa të Shkupit.