Foto e Ditës, Kryeministri me “pamje nga deti” dhe me çorape të kuqe

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur sot si “Foto e Ditës” atë të qëndrimit të tij pas skenës në Himarë, që ishte ngritur në buzë të detit, për të mbajtur fjalimin.  Kryeministri shfaqet në këtë foto duke hedhur vështrimin nga deti edhe nga perëndimi ku Shqipëria kërkon “të shkojë” sa më parë.  

Komentuesit e shumë e kanë pritur mirë këtë foto, duke e përgëzuar kryeministrin për thjeshtësinë e treguar, pasi shumë nga zyrtarët e tjerë, me siguri kanë humbur shumë kohë duke u përpilosur përpara këtij takimi. Ndërsa kryeministri duket se pret i qetë momentin për të folur para të pranishmëve.   

Megjithatë, çorapet e kuqe që kishte veshur kryeministri Edi Rama, teksa shfaqej edhe  në këto foto, i ka bërë për të qeshur shumë  nga komentuesit. Vajzat kanë qenë më vigjilente dhe kanë kapur këtë detaj.  

SHKARKO APP