Foto e Ditës nga Edi Rama, një i moshuar dhe autobusi i Rilindjes përballë reagimeve
Kryeministri Edi Rama postoi sot si “Fotoja e Ditës” një të moshuar që qëndron i ulur para autobusit të Rilindjes së PS-së, në prag të zgjedhjeve lokale. I moshuari të krijon përshtypjen, se po ruan autobusin e Rilindjes, ndërkohë që shumë nga moshatarët e tij që jetojnë në zonat rurale, janë kryesosht barinj.
Por kjo foto ka ngjallur edhe reagime dhe shaka më të ndryshmet nga komentuesit në rrjetet sociale.
Naim Murseli shkruan se “Në foto shihet shqiptari i varfër, dhe autobusi luksoz”. Por ka pasur edhe reagime të tilla, si Kesjana Koçi, e cila shkruan se më i “madh” duket zotëria sesa autobusi!!”
Ka pasur edhe shumë ndjekës, që siç duket janë simpatizantë të PS-së, pasi nuk janë marrë as me autobusin dhe as me të moshuarin në foto, por kanë gjetur rastin të urojnë kryeministrin për një fitore sa më bindëse në zgjedhjet e 21 qershorit.