FOTO e rrallë kur Mehmet Shehu nënshkruante Traktatin e Varshavës

Publikohen pamjet e rralla të delegacionit shqiptar që mori pjesë në firmosjen e Traktatit të famshëm të Varshavës.

Fotoja përcillet nga gazetari dhe studiuesi i arkivave Armand Plaka, i cili bën dhe një koment të shkurtër mbi atë ngjarje të 63 viteve më parë.

“Delegacioni shqiptar (duket fare qartë flamuri shqiptar dhe silueta e ish-kryeministrit Mehmet Shehu) në seancën për nënshkrimin e Paktit të Varshavës më 14 maj 1955. Foto shfaq momentin e nënshkrimit nga ana e delegacionit sovjetik, ku duket dhe ish-Ministri i Mbrojtjes, Mareshalli Zhukov. Shqipëria në atë mbledhje, renditej e para në rend alfabetik dhe ishte, gjithashtu, përkrah shteteve të ish-Kampit Socialist, anëtare themeluese e Traktatit të Varshavës, një ish-aleancë ushtarako-politike që i kundërvihej Organizatës së Paktit të Atlantikut Verior (NATO) që ishte krijuar në vitin 1949. Shqipëria, edhe pse i kishte prishur të gjitha marrëdhëniet politike, ekonomike dhe partiake me ish-BRSS, e mbajti vendin formalisht si anëtare e Paktit të Varshavës deri më 1968, vit kur ish-BS ndërhyri në ish-Çekosllovaki, çka bëri që Tirana zyrtare të ndërpriste çdo marrëdhënie me këtë aleancë, duke e denoncuar në vijimësi si një aleancë që i shërbente synimeve social-imperialiste dhe eksapansioniste të Moskës.”- shkruan Plaka.

SHKARKO APP