FOTO/ Flokë të përsosur për një ceremoni të veçantë

Vera është stina në të cilën jemi pjesë e shumë eventeve dhe ceremonive të rëndësishme. Krijo look-un e duhur që bën për ty, jo vetëm në veshje e aksesorë, por edhe në flokë!

Make up dhe flokët duhet të jenë në plan të parë, prandaj duhet të shfaqeni më një stilim i cili ju bën të ndiheni bukur, të përsosura për eventin special.

Për ju që keni flokë të gjatë ju sugjerojmë disa ide të bukura, të thjeshta dhe tepër elegante.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bishti i kalit

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky model realizohet thjeshtë dhe  ju nxjerr në pah të gjitha tiparet e fytyrës, dhe natyrisht make up-in tuaj. Ju tregon të rregullta, si dhe më të ëmbël në portret nëse keni një baluke.

Gërshetat

Gërshetat janë gjithmonë një zgjedhje e përsosur për çfarëdolloj eventi. Ju sugjerojmë modelin ‘kurriz peshku’, mjaft elegant!

Flokë të mbledhur topuz

Ndryshje nga kapjet e çrregullta e të zakonshme, nëpër ceremoni topuzi duhet të jetë i kapur lart dhe i rregulluar bukur. Për një pamje më romantike ju këshillojmë të vini një kurorë ose zbukurime me lule.

Nëse preferoni flokët e lëshuara mund të përdorni gjithashtu një fjongo ose kurorë lulesh. Do i shtojë freskinë pamjes suaj!

Tani shfletoni galerinë për një ide sa më të qartë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?