FOTO/ Foshnja e lindur 450 gram sfidon parashikimet e mjekëve, arrin të mbijetojë

Kur Austin Douglas erdhi në jetë 18 javë para, prindërve të vogëlushin i thanë që duhet të përgatiteshin për më të keqen. Bebja lindi kur nëna e tij ishte në javën e 22 të shtatzënisë dhe mjekët i thanë se nuk kishte shanse për të mbijetuar shkruan The Sun.
Foshnja nuk ishte zhvilluar dhe as mushkëritë e tij ende nuk kishin filluar të funksionin dhe mbijetesa e tij ishte e pamundur. Ai ishte aq i vogël sa mund të krajhasohej me pëllëmbën e nënës së tij.

Mirëpo, tani vogëlushi është 10 javësh në spitalin e Birmingham Children’s Hospital” në Britaninë e Madhe dhe pasi i mbijetoi dy infeksioneve në mushkërive, prindërit shpresojnë që mrekullia e tyre së shpejti të lërë spitalin dhe të shkojë në shtëpi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Foshnjat lindin kryesisht rreth javës së 40 dhe Austin që ishte vetëm 450 gramë sapo kishte bërë gjysmën e zhvillimit kur erdhi në jetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?