FOTO/ Futbollisti sheh tmerr me sy, i shpëton aksidentit ajror

Futbollisti i Napolit, Dries Mertens ka shpëtuar paq nga një aksident ajror që mund të rezultonte fatal.

Ditën e shtunë, golashënuesi më i mirë në historinë e “Axurrëve” pa se si jet-i i tij privat doli nga pista e Antwerpenit në Belgjikë teksa pilotët nuk mundën të ruanin ekuilibrin për shkak të terrenit të lagësht.

Në pamundësi për të manovruar, mjeti flutures përfundoi në pjesën anësore të pistës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për fatin e mirë, nuk ka pasur objekte të tjera që mund të shkaktonin një aksident akoma më të frikshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mertens ndodhet në Belgjikë për të kryer terapinë e rehabilitimit pas një dëmtimi në kavilje në “Move To Cure” nga fizioterapisti i famshëm Lieven Maesschalck.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?