FOTO-GALERI / Dy vite si kryebashkiak, Veliaj: Të bëjmë akoma më shumë

 Sot mbushen 2 vjet kur qytetarët e Tiranës i dhanë Erion Veliajt besimin për të drejtuar Bashkinë. Kreu i Bashkisë ka zgjedhur që ta kujtojë këtë datë me një album fotosh me 100 punë të bëra këto dy vite.

 Përmes një postimi në Facebook, Veliaj u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të votojnë më 25 qershor për Edi Ramën kryeministër që punët e nisura të vijojnë me një ritëm edhe më të madh.

 “Ju jam mirënjohës dhe kam punuar çdo ditë me skuadrën e Bashkisë qe t’ua shpërblej me punë të prekshme.  Nëse doni që këto punë të vazhdojnë me rritëm akoma më të madh, e keni vetë në dorë”. Më tej Veliaj thekson se “Një votë për Edi Ramën e PS këtë të diel është nderi që ju kërkoj për të bërë akoma më shumë në vazhdim. Ju falenderoj e ju pres të gjithëve nesër në orën 19:00 tek Sheshi Nënë Tereza për tubimin përmbyllës të Tiranës në mbështetje të Edi Ramës”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?