FOTO/ Humbja në zgjedhje, në selinë e PD vendoset banderola “Basha IK”
Pas humbjes së PD-së në zgjedhjet e 25 qershorit, duket se një valë zemërimi është ngritur kundrejt kreut të kësaj force Lulzim Basha.
Ai fajësohet për listën e kandidatëve që sipas kritikëve nuk përfaqësonte elektoratin. Disa demokratë madje kanë kërkuar edhe dorëheqjen e Bashës dhe nisjen e fushatës zgjedhore dhe organizimin e zgjedhjeve për kryetarin e ri.
Por një qytetar, kundër Bashës ka shkuar edhe më tej duke vendosur një baner “Basha ik” pikërisht në selinë e PD-së. Fotot janë publikuar për herë të parë nga Citynews.al.