FOTO/ I dënuari për drogë që udhëheq fushatën elektorale të PS-së në Korçë
Ndërkohë që fushata elektorale ka arritur kulmin, vijojnë denoncimet për përfshirjen në politikë të personave me precedentë penalë.
Një qytetar nga Korça ka denoncuar sot, se partia Socialiste po bën fushatë me të fortë dhe ish të dënuar për drogë dhe falsifikim dokumentash.
Denoncimi është bërë publik në Facebook, nga ish-kryeministri Sali Berisha.
‘Fushaten e Edvinit ne Korçe dhe Devoll
-e bejne bandat dhe trafikantet.
Lexoni mesazhet dhe shikoni fotot e qytetareve dixhital. sb
“zoti berisha pershendetje! Dua te ngre per ju nje shqetesim ne rrethin e Devollit persona me precedente penale po perfshihen ne fushaten e partise socialiste duke bere terror per te marre voten me dhune me konkretisht po ju permend nje emer te njohur edhe me pare per shtetin shqiptar Artur Feto i denuar me pare per falsifikim pashaportash dhe dokumentash, mik i ngushte i Arben Ahmetaj”, shkruan ish-kreu i qeverisë Sali Berisha.