FOTO/ Ja si është Enertila, durrsaku i mashtruar sheh pas 3 vjetësh fytyrën e asaj që e zhvati

Barush Ahmeti, djali nga Durrësi që u mashtrua nga vajzë nga Manza dhe që për tre vjet u dashurua pas profilit falso të saj në Fb, ka pasur rastin ta shohë më në fund në gjyq, ku ajo ka dalë për të marrë masën e sigurisë pas arrestimit.

Ja cila është Enertila Beqaj.

HISTORI E PADEGJUAR ZHVATJEJE 

Një histori e padëgjuar më parë, as nga prokuroria e as nga policia është regjistruar në Durrës, ku objekt është dashuria e  30-vjeçarit Barush Ahmeti, nga fshati Kullë i Durrësit me 27-vjeçaren Enertila Beqja nga fshati Manëz, pak km larg njëri-tjetrit. Për tre vjet ata kanë qenë të dashur virtual, por asnjeherë nuk e kanë konsumuar aktin fizik ndërmjet tyre. 30-vjeçari më 22 shtator e ka denoncuar në polici të dashurën e presupozuar prej tij, pasi për tre vjet me radhë vajza i ka marrë nëpërmjet mashtrimit 60 milionë lekë.

Policia bëri me dije se Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasen: Enertila Beqja 27 vjeçe, banuese në Manëz të Durrësit. Ndaj saj, më 22 shtator ka bërë kallëzim shtetasi Barush Ahmeti 30 vjeç, i dashuri i saj, të lidhur në rrjetin social të “Facebook”-ut.

Vëllezërit e 30-vjeçarit me detyrë drejtor i Postës në Manëz, gjatë tre viteve të fundit kishin dërguar një shumë prej 60 mijë eurosh në banesë. Vëllai i tyre u kishte thënë se nëna është pa qejf, e për pasojë ata dërgonin lekë vazhdimisht. Kur emigrantët erdhën në shtëpi dhe nuk gjetën asnjë lekë në arkën e kursimit “shtrënguan” vëllanë e tyre i cili u tregoi se ja kishte dhënë vajzës me të cilën do të martohej. Vëllai u tregoi se vajza që ai dashuronte ia kishte marrë borxh, dhe do ia kthente në një të ardhme të afërt. 30-vjeçari kontaktoi vajzën nëpëmjet FB, dhe i kërkoi lekët që i kishte dhënë borxh, por ajo i bëri block, dhe u largua nga shoqëria me të.

I plagosur keq nga dashuria, i riu me origjinë nga Hasi, por edhe i zënë ngushtë nga vëllezërit e tij emigrantë në Angli prej shumë vitesh, iu drejtua policisë së Durrësit ku edhe bëri denoncimin.

Dëshmia

Ne u njohëm në vitin 2015 në “Facebook” dhe ajo më thoshte që ishte bionde e bukur. Atë fotografi kishte vendosur edhe në foton e profilit dhe pasi folëm disa herë unë u dashurova pas saj. E kisha seriozisht ishte vajza me të cilën do martohesha.

Më tha që jetonte dhe ishte emigrante në Itali. Më tha që familja e saj kishte disa vështirësi ekonomike dhe fillimisht më më kërkoi lekë. Ja kam nisur me Western Union. Nisa 1 mijë euro në emrin e saj. Më pas më kërkonte lekë vazhdimisht sepse më thoshte që donte të krijonte besim tek unë. Më thoshte se do të m’i kthente. I kam dërguar 10 mijë euro me Western Union, prej vitit 2015. Më tha njëherë se ishte sëmurë dhe unë u nisa për në Itali. Kur shkova në Itali, më tha që të kthehesha se kishte ardhur në Shqipëri. Shkova në Itali e nuk e gjeta. Më thoshte që jetonte në qytet në Durrës, dhe nuk e linin prindërit të dilte jashtë të takonte asnjë njeri. Më thoshte që e mbanin të mbyllur brenda katër mureve.

Për të vërtetuar dashurinë time karshi saj më tha se në Manëz kishte një teze, që ishte në gjendje të keqe shëndetësore dhe ekonomike. Në fillim iu kam blerë kolltuqe dhe divane. Iu kam dërguar çdo orendi shtëpiake herë pas here. Më thoshte se më donte dhe tezen e saj duhet ta ndihmoja njësoj sikur ishte shtëpia ime.

Unë e mendoja se do të martohesha me të. Edhe drutë për t’u ngrohur në dimër, televizor, frigorifer, lavatriçe dhe çdo orendi shtëpiake iu kam blerë e ia kam çuar me paratë që më dërgonin vëllezërit nga emigracioni. Flisnim në telefon dhe më thosjte se do të mi shlyente të gjitha gjërat që bëja për të të. Më thoshte se do të m’i kthente lekët dhe do të martohej me mua. Punoja në fshat në punë shteti, dhe njëkohësisht më dërgonin para vëllezërit që kam jashtë shtetit. Të gjitha paratë ia kam dhënë të dashurës time që nga viti 2015 kur u njohëm.

Ajo më thoshte jemi keq, dua të më ndihmosh me para. Donte dhurata të shtrenjta. Ia dërgoja lekët me Western Union dhe i blente. E doja për nuse në shtëpi, por ajo më ka mashtruar. E mendoja se ishte nga qyteti i Durrësit, më tegoi të gjithë historinë e jetës së saj. Kemi folur në “Facebook” me mesazhe edhe në gjumë me njëri- tjetrin. Nga fotoja që shihja në FB ishte shumë e bukur, bionde dhe shumë joshëse. Nuk e kisha pandehur se do më bënte këtë gjë. Nuk e kam takuar asnjë herë, sepse më thoshte që nuk e lejonte familja që të dilte jashtë shtëpisë.

Kur vëllezërit më kërkuan lekët, i thashë se më duhen lekët që më kish marrë borxh, por pas kësaj kërkese më la, ma mbylli adresën, më bëri blok në FB, dhe nuk më përgjigjej më. Unë kisha menduar se ajo do të ishte nusja ime, por ajo më la pasi mu mbaruan lekët”, u ka thënë policëve 30-vjeçari. /portali DurresLajm/

SHKARKO APP