FOTO/ Jeta ‘reale’ e stjuardesave
Çdo kompani ajrore sigurohet që të paraqesë një imazh sa më të mirë për veten dhe për punonjësit e saj, e për këtë, pjesë kryesore të reklamave janë jo pak herë stjuardesat e qeshura e të bukura.
Por thuajse si çdo punë, edhe ky profesion ka anën e saj të errët, kjo sepse edhe kjo punë ka lodhjen dhe stresin e saj të punës.
Molly Choma, e cila është për 9 vite pjesë e kompanisë “Virgin”, ka publikuar foto pas skenave të punës së saj, foto të cilat në një farë mënyre e thyejnë imazhin e punës perferkte të stjuardesave.
Imazhet që ajo ka publikuar ka treguar realitetin se përveç luksit të të udhëtuarit në shumë shtete, pjesa tjetër e punës së tyre konsiston në shërbim dhe pastrim.