FOTO/ Kaos tek Kryeministria, përplasje mes demokratëve dhe Policisë. Tentohet çarja e rrethimit
Situata para godinës së Kryeministrisë ka dalë jashtë kontrollit, ku protesta e PD-së po shoqërohet me përplasje të forta mes protestuesve dhe forcave të Policisë.
Dhjetëra protestues po tentojnë që të çajnë rrethimin e vendosur nga Policia, duke shtyrë gardhin metalik dhe kordonin e efektivëve që ruanin godinën qeveritare. Në disa momente janë regjistruar tensione të forta, ndërsa janë hedhur sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të Policisë.
Forcat e rendit kanë reaguar duke shtuar praninë dhe përforcuar rrethimin, ndërsa në terren janë parë edhe mjete zjarrfikëse dhe ambulanca. Sipas burimeve paraprake, ka persona të lënduar lehtë nga të dyja palët, ndërsa disa protestues janë shoqëruar nga Policia.
KOHA JONË SONDAZH







