FOTO/ Laguna Colorado, Liqeni i Kuq në Bolivi

Laguna Colorado (Laguna e kuqe) është një liqen i cekët me ujë të njelmët që gjendet në pjesën jugperëndimore të Bolivisë, në afërsi të kufirit me Kilin. Ky liqen që është pjesë e shumë liqeneve me ujë të njelmët, gjendet në një lartësi mbidetare prej rreth 4.000 metrash në Rezervatin Kombëtar të Faunës së Andeve, Eduardo Abaroa.

Algat e kuqe dhe mikroorganizmat e tjerë i japin liqenit një ngjyrë portokalli-kuqe, ndërsa ishujt e vegjël të kripës së bardhë të kristaltë, e cila quhet boraks, krijojnë një kontrast të përsosur dhe idilik.

Liqeni i Kuq 4

Përveç turistëve, ky liqen vizitohet rregullisht edhe nga flamingot (lejlekët e kuq). Megjithëse duket se janë të shumtë  në brigjet e liqenit, lejlekët e kuq në të vërtetë janë specie shumë e rrallë.

Madje nga mesi i viteve 1950-ta, shkencëtarët patën deklaruar si specie të zhdukur, deri sa u gjetën përsëri në brigjet e Lagunës Colorado. Në ditët e sotme ata janë në mesin e specieve të rrezikuara dhe vendet në natyrë ku ata bëjnë foletë janë nën mbrojtje të rreptë.

Liqeni i Kuq 2Liqeni i Kuq 6Liqeni i Kuq 3Liqeni i Kuq 7Liqeni i Kuq 1Liqeni i Kuq 9Liqeni i Kuq 8

SHKARKO APP