FOTO/ Modeles shqiptare i vjedhin karrocën e djalit, e gjen hajduten dhe i publikon foton në internet
Vjedhje nga më të ndryshme dëgjojmë që ndodhin në kryeqytet. Mirëpo, më parë nuk kishim dëgjuar që të vidhej dhe karroca e një fëmije të vogël.
Një fakt të tillë e ka denoncuar ish-modelja shqiptare, Saranda Shala, të cilës i kishin vjedhur karrocën e djalit të saj në Tiranë.
Pak ditë më pas, ajo zbulon se e ka gjetur karrocën dhe hajduten që ia ka vjedhur. Më pas shi-modelja ka publikuar edhe një fotografi të gruas që shëtit me karrocën e vjedhur.
Të paktën, Saranda duket se e ka marrë me sportivitet një vjedhje të tillë. Edhe pse, gruaja që e ka vjedhur duket se i ka bërë disa modifikime të vogla karrocës.