FOTO/ Ndriçim i ri në Bulevard, rrugën e Dibrës dhe atë Aleksandër Moisiu

Pavarësisht fundjavës, ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës kanë vijuar punën për ndriçimin e rrugëve në kryeqytet të cilat kishin pësuar dëmtime.

Ekipet e riparimit kanë rikthyer ndriçimin e plotë në rrugë të ndryshme, sikurse është Bulevardi kryesor në kryeqytet, rruga e “Dibrës’ si dhe rruga “Aleksandër Moisiu”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përveç ndërrimit të llambave, ekipet në disa raste kanë ndërhyrë dhe për zëvendësimin e shtyllave të cilat ishin dëmtuar  si pasojë e aksidenteve automobilistike apo të ndërhyrjeve të qytetarëve të papërgjegjshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Krahas rikualifikimit të disa blloqeve të banimit, rikonstruksionit të të gjitha çerdheve dhe kopshteve, apo edhe investimi për rikonstruksionin e plotë të rrugës së “Dibrës”, Bashkia e Tiranës i ka kushtuar rëndësi edhe elementëve të tjerë që përmirësojnë jetën urbane, por edhe që rrisin sigurinë e banorëve, siç është edhe ndriçimi i rrugëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?