FOTO/ Nga kolltukët te gomat e makinave, çuditë shqiptare në “pushtimin” e rrugëve

Është bërë e zakonshme tashmë që në rrugët e Tiranës të gjesh çdo gjë. Edhe këtë fundjavë, ndërmarrjet nën varësi të Bashkisë së Tiranës kanë punuar për evadimin e inerteve të cilat kanë zënë hapësirat publike. Siç mund të shikoni edhe nga këto foto të realizuara në rrugët e kryeqytetit, punonjësve u është dashur që të largojnë që nga mobiliet e vjetra të cilët qytetarët i kanë nxjerrë jashtë përdorimit nga shtëpitë e tyre, e deri tek gomat për zënien e vendeve të parkimit.

Por një nga problemet e hasura më shpesh, janë edhe inertet. Edhe pse ligji ngarkon qytetarin që pas kryerjes së punimeve në shtëpi të bëjë dhe largimin e inerteve, jo të gjithë tregohen të përgjegjshëm sikurse është ky rast në rrugën “Shyqyri Bërxulli”, ku u është dashur punonjësve dhe automjeteve të Bashkisë që të largojnë internet.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?