FOTO/ Nuk keni për ta besuar, kjo kështjellë mesjetare fsheh diçka misterioze
Në pamje të parë përngjason me një kështjellë mesjetare, por në fakt është një manastir i madh, madje më i madhi i shtetit më të madh të botës…
Ky është një nga manastiret Ortodokse më të vjetra por dhe më i madhi në Rusi.
Manastiri ortodoks i burrave Kirillo-Bellozerski, i themeluar në vitin 1397 shtrihet buzë liqenit Siverskoje, pranë qytetit Kirillov, pjesë e rrethit të Vollogdas.
Prej shekujsh ka qenë një nga qendrat më kryesore të jetës shpirtërore në veri të Rusisë dhe sot për sot, përbën një vlerë të padiskutueshme të trashëgimisë kulturore të këtij shteti, ku besimi i krishterë ortodoks është një pjesë e rëndësishme e kulturës së këtij populli.