FOTO/ Nuk keni për ta besuar! Ky shkëmb ‘prodhon’ vezë
Një shkëmb i çuditshëm, gjendet në afërsi të fshatit Gulu, në krahinën kineze të Guizhou, në rajonin Qiannan Buyei.
Ajo që e bën të veçantë këtë shkëmb është fakti se është i mbushur me zgavra prej të cilave dalin gurët e rrumbullakët dhe që bien mesatarisht çdo 30 vjet.
Banorët e zonës thonë se “vezët” prej guri janë fatsjellës dhe se janë shkulur prej shumë vitesh. Kjo gjë ka habitur edhe shkencëtarët.
Aktualisht ekzistojnë vetëm 70 ekzemplarë të lidhur akoma me shkëmbin. Shkenca ende nuk është në gjendje që të shpjegojë fenomenin e çuditshëm.
Përveçse nuk janë në gjendje të shpjegojnë formimin e gurëve të një forme të tillë të përsosur, studiuesit kanë identifikuar një mister të ri.
Shkëmbi, i cili është gëlqeror, është pjesë e sistemit malor Gandeng, i cili nga analizat gjeologjike i përket periudhës së Kambrianit, të paktën 500 milionë vjet më parë.
Në vitin 2009, drejtuesi i turizmit lokal Yang Shengjia inkurajoi qytetarët për të vizituar Chan Dan Ya, duke thënë se turistët do të ‘habiteshin’ kur të shihnin malin që “prodhonte vezët”.