FOTO/ Panariti tallet me Braçen: Shko ujit palmat e mos ‘pervetëso’ kanalet…

Ministri i Bujqësisë dhe kandidati për deputet i LSI-së në Korçë, Edmond Panariti i është përgjigjur deputetit socialist Erjon Braçe, në lidhje me akuzat për dhënie parash.

Me një status në Facebook, Panariti është tallur me deputetin socialist që është sërish kandidat dhe bën fushatë në Lushnje, Erjon Braçe.

Ja përgjigja e Edmond Panaritit:

Çfarë komedie Zoti Braçe, kur shoh që paraqet si vepër tënden, projektin më të sukseseshëm të ujitjes e kullimit, të Ministrisë së Bujqësisë, atë projekt, i cili pas çerek shekulli shkretëtirë investimesh, pajisi me infrastrukturë moderne të kanaleve ujitëse, tokat bujqësore të Lushnjës dhe Fierit. Mijëra hektarë toka të zhuritura, u futën nën ujë për herë të parë dhe mijëra të tjera u rehabilituan dhe u pastruan nga llumi i baltës, por edhe i harresës. Brenda këtij viti, edhe 20.000 hektarë të tjera toka të thara, do të vendosen nën ujë. Një investim ky i paparë, që solli dyfish më shumë prodhim dhe eksporte bujqësore. E meqe jemi tek vaditja, kujtoni kryetarët tuaj të bashkive, të vadisin të paktën palmat e thara buzë rrugëve.

Ne vijim, po të dërgoj edhe disa foto, ndoshta jo aq artistike sa tuat, sepse ne kemi qenë gjatë gjithë kohës aty, ndryshe nga ti, që shkon në fund të punimeve, fotografon dhe i konsideron si merita tuat.

Ja çfarë kishte shkruar Erjon Braçe:

Si oligark që jam, po ndjek ujin në Degën e Krutjes, Degën e Tërbufit, Degën e Lushnjes,

parcelë me parcelë, kudo. Rrapëza që ishte problem, u zgjidh!

Me radhë kudo për të ndihmuar bujqit në punën e tyre. Këta të tjerët, domethënë partia e të varfërve dhe të varfrit e zyrave të bujqësisë, janë të zënë;

Një pjesë po numërojnë paratë e ditës, të tjerët po kërkojnë Ebolën ti japin ndonjë lek!

SHKARKO APP