Foto/”Paratë e pista do i marrin Tiranës edhe Ushtarin e Panjohur”
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka publikuar një foto, e cila sipas saj tregon faktin se paratë e pista do t’i marrin Tiranës edhe hapësirën te zona e “Ushtarit të Panjohur”. Me një status në “Facebook”, Aleanca thotë se “qyteti lavatriçe në mendjen e sëmurë të kryeministrit po vihet në zbatim nga mendja djallëzore e kryetarit të bashkisë”.
Postimi në Facebook:
“Kjo eshte lavatriçja tjetër e parave të pista që tashmë do i marri Tiranës dhe hapësirën te “Ushtari I Panjohur”. Qartësisht qyteti lavatriçe në mëndjen e sëmurë të kryeministrit po vihet në zbatim nga mendja djallëzore e kryetarit të bashkisë. Çdo metër katror lavatriçe lan mijra euro para të pista të cilat futen në xhepat e të interesuarve duke fuqizuar kështu një klas oligarkësh të cilët do mund të blejnë çdo lloj pushteti”- thuhet në postimin e shpërndarë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.