FOTO/ Përçarje mes fermerëve në protestë, disa kundërshtojnë premtimin e Sallës për rishikimim të skemës në shtator

Një përfaqësi prej 10 personash morën pjesë në takimin prej 2 orësh me ministrin Andis Salla dhe Petrit Malaj, pas protestës kundër skemës së re të bujqësisë. Pas takimit, fermerët thanë se kanë rënë dakord për rishikim të skemës në shtator. Fermerët thanë se ministri u ka thënë s’la naftë pa taksa, por do ta blejnë me akcizë me 20% më të ulët. Në takim, ministri i financave nuk ka pranuar të hiqet akciza plotësisht.

Subvencionimi është një nga kërkesat e tyre më të shprehura. Sipas tyre, në një takim u është premtuar subvencion më i lartë, por kjo s’është realizuar ndërsa është hequr edhe nafta pa taksa. “Kërkojmë subvencione si gjithë rajoni. Kemi 7-8 herë më pak subvencione sesa rajoni. Me kë duhet të konkurrojmë ne? Kërkojmë naftë pa taksa për fermerët ose të bëjë një rregullim qeveria për taksën e qarkullimit”, thonë ata duke kërkuar edhe një laborator për sigurinë e produkteve.

Aktualisht ky sektor po përballet me vështirësi për shkak të rritjes së çmimit të naftës. “Nuk prodhohet asgjë në këtë vend me 230 lekë/naftë”, u shpreh një nga fermerët. “Ne kemi fikur traktorët sepse nuk e mbulojmë dot naftën. Jemi në pikë të hallit. S’kemi ardhur për qejf, as për të bërë shfaqje, as për militantë të partisë”, thonë fermerët. “Duam naftë pa taksa!” Thirrja e tyre është për kostot e ushqimit të bagëtive, karburantin, shpenzimet bazë dhe pamjaftueshmërinë e mbështetjes nga shteti. Ata rendisin informalitetin dhe TVSH-në e pabarabartë si faktorë që krijojnë vështirësi për fermerët shqiptarë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?