FOTO/ ‘Prishtina Fashion Nights 2017’ vjen më 27 dhe 28 tetor me njerëzit më të bukur të modës

Një event i përvitshëm që sjell në pasarelë të bukurën, sharmanen, klasiken dhe atë që të bën të kthesh kokën pas dhe ta admirosh për pamjen e kuruar nga koka deri tek këmbët. Bëhet fjalë për “Prishtina Fashion Night” 2017, një event i përvitshëm që mbledh së bashku njerëzit më të bukur të industrisë së modës.

Stilistët më me zë nga Kosova, prezantojnë në datën 27-28 Tetor, koleksionet e tyre Vjeshtë- Dimër 2017. Nën organizimin e shkëlqyer, deri në detajet më të imta, të IB Events dhe B Models, kjo mbrëmje pritet të ndez edhe me tepër bukurin e Prishtinës.

Pjesëmarrës në këtë edicion të 11 janë Shtëpia e Modës Tabja, Shtëpia e Modës Blini, Sarar, Walone Fashion Group etj. ‘Prishtina Fashion Night 2017’ nxjerr në pasarelë këtë të premte dhe të shtunë, në orën 19:30 modelet e bukura shqiptare.

SHKARKO APP