FOTO/ Prishtinë, Rama pritet nga Kurti me ceremoni zyrtare

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Prishtinë. Ai është pritur edhe nga kryeministri i vendit, Albin  Kurti. Rama u prit me ceremoni zyrtare nga Kurti, ndërsa më pas dy kryeministrat zhvilluan një takim të përbashkët ku diskutuan mbi bashkëpunimin dypalësh dhe zhvillimet rajonale.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Rama u prit gjithashtu edhe nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Në këtë takim u riafirmua partneriteti strategjik dhe vëllazëror ndërmjet dy vendeve, si dhe angazhimi për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit politik, ekonomik dhe institucional.

Të dy liderët theksuan rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm Kosovë–Shqipëri si faktor kyç për paqen dhe stabilitetin në rajon, duke nënvizuar gjithashtu rolin konstruktiv të të dy shteteve në nisma ndërkombëtare që promovojnë dialogun dhe bashkëpunimin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?