FOTO/ Rama shkon në Lezhë, blindohet i gjithë qyteti
Mitingu elektoral i Partisë Socialiste që do të mbahet pas pak në qytetin e Lezhës ku do të jetë dh kreu i qeverisë Edi Rama, ka paralizuar lëvizjen e qytetarëve.
Policia e Shtetit ka bllokuar të gjitha rrugët hyrëse dhe dalëse që të çojnë në qendër të qytetit për sigurinë e kreut të qeverisë.
Bllokimi i rrugëve ka paralizuar lëvizjen e qytetarëve duke u kthyer në një problem shumë serioz, pasi ata nuk do të kenë mundësi të lëvizin deri në përfundimin e mitingut.