FOTO/ RENEA blindon fshatin Orosh, dy të ar*atosur të ngujuar, refuzojnë të dorëzohen! Fshiheshin prej 1 muaji

Është identifikuar një nga personat e armatosur që gjendet brenda një banese në fshatin Orosh të Fushë Arrëzit. 24-vjeçari Julian Cumraku ka kërcënuar Policinë e Shtetit dhe forcat RENEA se do të qëllojë mbi ta. Prej mëngjesit të sotëm, Policia ka nisur një aksion në fshatin Orosh, pjesë e njësisë administrative Qafë Mali në bashkinë Fushë-Arrëz, ku është rrethuar një banesë e braktisur prej kohësh.

Ai po bërtet: “Allahu Ekber”!

Policia e Pukës ka kërkuar edhe mbështetjen e forcave speciale RENEA, pasi dyshohet se brenda banesës ndodhen 2 persona të armatosur dhe me rrezikshmëri të lartë Për shkak të largësisë së zonës dhe mungesës së valëve telefonike, informacionet mbeten të kufizuara, ndërsa forcat e rendit po vijojnë kontrollet me kujdes të shtuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Cumraku dhe shoku i tij po qëndrojnë të fshehur në këtë banesë që prej 1 muaji. Godina është në pronësi të Mehill Jakut ndërsa njëri prej personave në fjalë, është nipi i tij. Shtëpia është rrethuar që prej mëngjesit nga policia e Pukës, ndërsa pas dështimit të negociatave për tu vetëdorëzuar, në zonë kanë mbërritur dhe forcat RENEA.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?