FOTO/ Rrëfimi tronditës i truprojës personale të Hitlerit: Ja çfarë tha ‘Diktatori i Zi’ para vdekjes, amaneti i fundit
Truproja personal i Hitlerit ishte i pari që e pa trupin e tij të pajetë. Ai ka përshkruar me detaje minutat e fundit të jetës të diktatorit nazist dhe ditët e fundit të sundimit të tij mizor.
Autobiografia e Rochus Misch, shpjegon se si lideri nazist tha se të gjithë ushtarët hoqën dorë nga besnikëria dhe se donte që trupi i tij të digjej, pak pasi të vriste veten.
Misch ishte anëtari i fundit i mbijetuar i rrethit të Hitlerit.
Lideri famëkeq ndodhej në bunker, më 30 prill 1945-ës, kur Gjenerali Keitel i dha mesazhin se ushtria nuk arriti të thyejë rrethimin sovjetik në Berlin dhe se fundi i Luftës së Dytë Botërore ishte i pashmangshëm.
Pak kohë më pas, Misch e dëgjoi Hitlerin duke folur me zyrtarin e partisë naziste, Martin Bormann, ku ai e paralajmëroi se sundimit të tyre po i vinte fundi.
Po atë ditë, ai dha urdhër që ushtarët të “liroheshin nga betimi i besnikërisë”.
Hitleri i kishte thënë tashmë ndihmësit të tij se, ai nuk donte që trupi i tij të keqtrajtohej publikisht, siç ishte bërë me Musolinin dhe se donte që kufoma e tij të digjej”.
Truproja rrëfeu momentin kur gjeti kufomën e Hitlerit.
“Sytë e mia shkuan fillimisht tek Eva, ajo ishte shtrirë pranë tij, këpucët e saj ishin nën divan, pranë saj ai… ishte Hitleri i vdekur, sytë e tij ishin të hapur dhe të skuqur…”.
Misch u rrëmbye nga Ushtria e Kuqe Sovjetike dhe u burgos në kampet e punës për tetë vjet, pasi u përpoq të shpëtonte duke u arratisur.